Dmitri Medvedev

Dmitri Medvedev tha se pranimi në të ardhmen i Gjeorgjisë në NATO, mund të nxiste një “konflikt të tmerrshëm”

Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev tha se pranimi në të ardhmen i Gjeorgjisë në NATO, mund të nxiste një “konflikt të tmerrshëm” dhe vuri në pyetje pse aleanca edhe e konsideron një veprim të tillë. Komentet e Medvedevit vijnë pas disa javësh, kur presidenti rus, Vladimir Putin kishte paralajmëruar NATO-n kundër kultivimit të marrëdhënieve më të ngushta me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, duke thënë se politika të tilla të papërgjegjshme do të kenë pasoja të paspecifikuara për aleancën. Nuk është e qartë pse duhet një gjë e tillë”, tha Medvedev. Ambiciet e Gjeorgjisë për t’iu bashkuar NATO-s kanë qenë burim i zemërimit të Rusisë, që ndanë kufirin me këtë shtet të ish-republikës sovjetike. Rusia dhe Gjeorgjia kanë zhvilluar një luftë më 2008 dhe liderët e NATO-s që atëherë, i kanë premtuar Gjeorgjisë se një ditë ky shtet do të bëhet anëtar i Aleancës Veriatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …