Me ngritjen e temperaturave, ngritet edhe rreziku për shfaqje të zjarreve në fusha, pyje dhe parqe nacionale. Andaj Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në komunën e Deçanit, lutë të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar si dhe gjatë qëndrimit në zonat fushore-malore të ndërmarrin masat e duhura parandaluese. Dëmtimi i pyllit me dashje apo nga pakujdesia, dënohet në bazë të dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.