Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka vlerësuar Shqipërinë për përpjekjet e saj për vendosjen e paqes në Ukrainë, pas agresionit rus.
Në një postim të ndarë në Twitter, Kuleba ka ndarë një foto gjatë takimit me ministren Olta Xhaçka, duke falenderuar rolin e vendit tonë brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të Ukrainës.
Ai shkruan se pajtohet për rrugëe e integrimit të Ukrainës dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Rusia duhet të izolohet më tej derisa të përfundojë agresionin e saj. Mirënjohës për përpjekjet e Shqipërisë brenda OKB-së për të kërkuar paqen për Ukrainën. Ne pajtohemi që rrugët e integrimit të Ukrainës dhe Shqipërisë në BE