Gazeta pro-qeveritare ‘Dnevnik’ ka reaguar ndaj përpjekjeve të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni që gjithnjë e më shumë po rikthehen në identitetin e tyre stërgjyshor. Kjo gazetë me lidhje të afërta me partinë e Gruevskit alarmon lexuesit e saj se shqiptarët gjoja po e përvetësojnë Manastirin e Bigurit, i cili në të vërtet, ka qenë objekt shpirtëror i shqiptarëve të krahinës së Rekës së Epërme. ‘Dnevnik’ thekson se protagonisti i ringjalljes së shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, Branisllav Sinadinovski është “këshilltar special” i Ali Ahmetit. Sipas kësaj gazete, pas regjistrimit të Bashkësisë Ortodokse shqiptare në Maqedoni, është paralajmëruar edhe ndërtimi i kishave dhe objekteve fetare për shqiptarët ortodoks në Maqedoni.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …