Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka tërhequr vërejtjen se grumbullimi i njerëzve nëpër fushata të partive politike është rrezik i jashtëzakonshëm për jetën e qytetarëve. “Grumbullimet e mëdha pa përfillje të masave, mund të shkaktojnë pasoja të cilat institucionet nuk do të mund t’i përballojnë, as në aspektin shëndetësor dhe as në atë ekonomik. DnV iu bën thirrje subjekteve politike që të respektojnë në mënyrë rigoroze të gjitha masat anti-COVID-19 gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre. Gjithashtu, DnV kërkon nga inspektoratet komunale të shqiptojnë dënime për të gjithë shkelësit pa përjashtim”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e koalicionit të organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …