Kancelari austriak, Sebastian Kurz, thotë se rruga drejt zgjidhjes apo marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë është e gjatë. Në një konferencë për media pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, në pyetjen rreth ndryshimit të kufijve, Kurz tha se qëndrimi i qeverisë austriake është i qartë, por se do të mbështeste edhe ndryshimin e kufijve si zgjidhje për paqen. “Nëse vjen deri tek një marrëveshje që do të mund të sillte paqe, ne nuk do të pengojmë atë marrëveshje, por do ta mbështesim. Austria mbështet çdo zgjidhje për Kosovën të cilën do të mund ta arrinin edhe pala serbe edhe ajo shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …