leoni

Do të mbahet Agrofesta 2024 komuna e Rahovecit bën thirrje për fermerët nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

Me datë 3 dhe 4 gusht 2024, në Krushë të Madhe, do të organizohet festivali Agrofesta 2024, me qëllim promovimin e kulturave bujqësore që kultivohen në komunën e Rahovecit. Ky është një eveniment i rëndësishëm për të ekspozuar dhe për të ndarë përvojat dhe njohuritë me kolegët  dhe për të promovuar bujqësinë dhe traditat. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar punën dhe produktet tuaja, për të lidhur kontakte të reja dhe për të kontribuar në zhvillimin e bujqësisë në vend. Afati për paraqitjen e kërkesave është deri më 1 gusht 2024. Për më shumë informacion dhe për të bërë regjistrimin tuaj, mund të kontaktoni në Drejtorinë e Bujqësisë të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim Drejtorin e Caritas-it Zvicëran Gerhard Schaaumberger

Kryetari i Komunë së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e …