Do të vazhdohet me gjobat mandatorë për ata që ndotin ambientin

Nënkryetari i komunës së Deçanit Sami Cacaj, sot mbajti një takim me Drejtorin e Inspeksionit Halil Tolaj me bashkëpunëtorë si dhe Drejtorin e N.P.L. ,,Higjiena ‘’ Kastriot Hulaj. Ndonëse është duke u punuar çdo ditë që ta ruajmë ambientin dhe ta mbajmë të pastër në vazhdimësi faktori njeri ndikon në krijimin e deponive ilegale dhe hedhje të mbeturinave vend e pa vend, ky ishte shqetësimi i Kastriot Hulajt dhe Inspektorëve komunal drejtuar nënkryetarit Cacaj, duke shtuar se ndërmarrja në fjalë në vazhdimësi është duke bërë pastrimin e deponive të krijuara, largimin e mbeturinave në qytet çdo ditë ndërsa në të gjitha fshatrat sipas orarit të caktuar 4 herë në muaj por mungon vetëdijesimi i qytetarëve. Ndonëse bashkëpunimi me Drejtorin e Inspeksionit nuk ka munguar asnjëherë, nënkryetari Cacaj kërkoi që të rritet edhe më tepër ky bashkëpunim me këtë dikaster mjaft të rëndësishëm, dhe të vazhdohet shqiptimi i gjobave mandatore për secilin qytetar apo biznes që ndotë ambientin, e kjo do të behët duke shtuar edhe më tepër efikasitetin në punë dhe daljen në terren. Në këtë takim të gjithë u dakorduan që të punojnë ngushte mes vete dhe të arrijnë qëllimin e duhur për ,,Deçanin Ekologjik’’ dhe të pastër, pa mbeturina dhe deponi ilegale.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim Publik lidhur me hartat zonale të komunës së Vitisë

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Ambientit së bashku me kompaninë konsulente “INSI”, dhe …