Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur lidhur me arsyet e mosmiratimit të Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e akuzuar Qeverinë Kurti për shkelje të Kushtetutës. Kjo shkelje është bërë qëllimisht për të shmangur ligjin, i cili, sipas saj, do të kishte një ndikim të madh te zyrtarët e Vetëvendosjes. Duke iu referuar aksioneve të fundit të Prokurorisë në ministritë e qeverisë, deputetja theksoi se një Byro ligjore dhe kushtetuese do të kishte shumë punë me zyrtarët e Vetëvendosjes, duke vënë kështu në pikëpyetje përkushtimin e qeverisë ndaj transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.
