Doarsa Kica-Xhelili

Doarsa Kica-Xhelili: Ministri, Sveçla duhet ta ndalë thirrjet e rrezikshme për krizë e të largohet menjëherë nga pozita

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla duhet ta ndalë thirrjet e rrezikshme për krizë dhe duhet të largohet menjëherë nga pozita që ka. Për çdo shkronjë të statusit të tij ku ndërlidh akterë kosovarë me Serbinë mban përgjegjësi jo vetëm politike por ligjore.  Dyshoj që ka aftësi ta përceptoj veten si ministër të Kosovës e jo ministër partiak, por fatkeqësisht këtë barrë që s’e kupton, e ka. Në këtë segment – ai duhet të largohet nga ajo pozitë menjëherë. Çka po bën ai sot është kapak i luftës hibride. I nxitjes së përçarjes e urrejtjes. I demolimit demokratik e paqes mbarëshoqërore. Kjo nuk guxon të jetë rruga e Kosovës, tha  deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …