leoni

Doarsa Kica-Xhelili

Doarsa Kica-Xhelili: Rehatimi i mbështetësve dhe përfshirja e tyre në afera milionëshe, amnistohen pasi nuk e kanë mbiemrin, Kurti

Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ai ka thënë se nuk ka asnjë të zënë me ëunë me mbiemrin e tij në ndonjë ministri. Kurti ishte   pyetur nëse kishte koment në lidhje me emërimin e Rilind Gërvallës, aktivist i Vetëvendosjes  si drejtor televizioni në RTK dhe u shpreh se ishte kryeministri i vetëm mbiemri i të cilit nuk ndodhej në ndonjë ministri tjetër. Deputetja Daorsa Xhelili përmes një postimi ka reaguar duke thënë se rehatimi i mbështetësve dhe përfshirja e tyre në afera milionëshe amnistohet pasi nuk e kanë mbiemrin Kurti. A mund ta imagjinoni? A mund ta analizoni si përgjigje? Domethënë, sipas tij, rehatimi i mbështetësve, bashkëpartiakëve, donatorëve të LV-së, madje edhe përfshirja e tyre në afera potenciale milionëshe në sektorin energjetik dhe jo vetëm, AMNISTOHET, sepse nuk e paskan mbiemrin Kurti. Më tutje, ajo e ka pyetur kryeministrin Kurti, shtëpinë ku e ke? Më të rëndësishmen, familjen, gruan e vajzën, ku? Ku i arsimon? Ku i shëron? A ballafaqohet vajza jote në shkollë me bullizimin që fëmijët e politikanëve në Kosovë i kanë duruar deri në vaj depresiv për shkak të diskursit tënd kur ti i shpallje tradhtarë? Varret e gjyshërve e babagjyshërve, dhimbjen e familjarëve të vrarë me mbiemrin tënd, a e ke, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …