Docherty: I lumtur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë

Ministri i Britanisë së Madhe për Çështje Evropiane, Leo Docherty, ka shfaqur gëzimin e tij për shtimin e trupave britaneze në Kosovë, që do të veprojnë në kuadër të KFOR-it. Ai ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe për ta transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë britanike në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë në rast se kërkohet. “Të kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, ka shkruar ministri britanik Docherty, në një postim në platformën “X”, Leo Docherty.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …