Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, i ka dërguar një letër urimi Kryemyftiut Naim Tërnava për nder të festës së Fitër Bajramit, duke i thëne se do donte që të shkonte personalisht te ai për ta uruar atë dhe Bashkësinë Islame, por që siç tha, rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë nuk po ia lejojnë. “Fort i nderuar Kryemyfi, në këtë ditë feste do të doja të vija personalisht për të uruar Ju dhe bashkësinë Islame në Kosovë për festën e Fitër Bajramit, por mjerisht rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë Covid-19, edhe kësaj radhe nuk po e lejojnë këtë gjë. Shpresoj shumë që kjo rrethanë e pazakontë të largohet, e së shpejti do të arrijmë t’i kthehemi jetës së rëndomtë, shërbimit të plotë dhe punës së përbashkët për të mirën e vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në letrën e urimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …