Në Katedralen “Nënë Tereza” të Prishtinës, është mbajtur manifestimi solemn i Krishtlindjes. Para fillimit të ceremonisë zyrtare, është mbajtur një program me këngë e recitime nga fëmijët dhe kori i famullisë së Prishtinës. Përveç Ipeshkvisë së Kosovës në këtë meshë morën pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti, besimtarë, si dhe personalitete të tjera që punojnë dhe veprojnë në Kosovë. Më pas në predikimin e tij, imzot Dodë Gjergji është fokusuar në lutjet për pendim për fajet dhe mëkatet e bëra. Ndërsa fokus ishin lutjet për viktimat e shkaktuara nga pandemia, të sëmurit, por edhe për mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin mjekësor që po bën çmos për shërimin e të sëmurëve nga pandemia Covid-19. Gjergji pati edhe një porosi për spektrin politik në vend, duke i ftuar që të gjejnë forcën dhe të pajtohen dhe të falin njëri-tjetrin, të merren me nevojat e njerëzve dhe të kujdesën për të ardhmen e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …