Në pritjen e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës me rastin e Fitër Bajramit, ka marr pjesë edhe Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji, me bashkëpunëtor. Ai uroi të gjithë besimtarët e fesë islame për këtë festë si dhe e vlerësoi lart rëndësinë e sakrificës dhe dashurisë për Zotin, duke vlerësuar përkushtimin e besimtarëve gjatë Ramazanit. “Kam nderin që jam këtu për të uruar festën e Bajramit. Urime, sidomos për ata që kanë agjëruar. Çdo sakrificë që bëhet në emër të dashurisë së Zotit është për t’u vlerësuar dhe Zoti sigurisht që e vlerëson. Ne të gjithë jemi vëllezër dhe të gjithë duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji.
