Dogana e Kosovës ka inkasuar deri tash 819 milionë euro ose mbi 30 përqind më shumë se në vitin 2020. Përkundër masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 nga Qeveria, Dogana parashikon të mbledhë 1.3 miliard deri në fund të vitit. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci thotë se në periudhën janar-gusht 2021 kanë inkasuar rreth 200 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2020. Shpresëdhënës për ekonominë e vendit pritet të jetë edhe rritja e eksporteve në 120 përqind për këtë vit, ku deri në fund të vitit 2021 pritet të arrijnë shumën 650 milionë euro. Mirëpo, sipas Stavilecit krahas saj ka shënuar rritje edhe importi i mallrave nga Serbia viteve të fundit./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …