Dogana e Kosovës njofton se gjatë dy muajve të parë të këtij viti ka pas rritje të ndjeshme të eksportit. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka njoftuar se gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar kur ishin eksportuar 96 milionë euro, është shënuar rritje për 40 për qind. “Nëse krahasohen periudhat janar-shkurt të vitit 2021 dhe janar-shkurt të vitit 2022 ne e vërejmë që kemi edhe këtë dy muajt e parë edhe për kundër që viti 2021 ka qenë viti ndoshta më i mirë i eksportit ku kemi tejkaluar rreth 700 milionë euro mallra të eksportuar. Këta dy muajt e parë kemi eksport prej 128 milionë euro që në krahasim me 96 milionë të vitit të kaluar që kanë qenë për janar-shkurt ka një rritje rreth 40 për qind të mallrave të cilat janë duke u eksportuar nga Kosova drejt vendeve të tjera. Ai ka njoftuar gjithashtu se vendi ynë vazhdon të importoj mallra të shumta me një vlerë dukshëm më të madhe se sa ajo e eksportit. Gjatë vitit 2021, vlera e mallrave të importuara ka arritur në afër 5 miliard euro, kryesisht, derivate të naftës, duhan dhe automjete.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …