leoni

Dogana po tregon një performancë shumë të mirë

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti në takim u.d. drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Fahri Gashi me të cilin biseduan për zhvillimet në Doganën e  Kosovës. Gjatë takimit Ministri Hoti tha se Dogana e Kosovës po tregon një performancë shumë të mirë në realizimin e planit të të hyrave, si dhe shtoi se prioritet i Qeverisë së Kosovës është edhe luftimi i ekonomisë joformale dhe për këtë duhet që të kemi një angazhim sa më të madh për eliminimin e kësaj dukurie, në mënyrë që bizneset të cilat operojnë në vendin tonë të kenë trajtim të barabartë. Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti theksoi se duhet të kemi një kujdes edhe më të madh në fushën  e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për bizneset.

Ndërsa, u.d. drejtori i  përgjithshëm i Doganës Fahri Gashi duke e falënderuar Ministrin Hoti për përkrahjen ndaj Doganës e njoftoi atë për planin e punës dhe objektivat e Doganës së Kosovës për vitin 2017 i cili së shpejti do të dorëzohet në Qeveri për aprovim. Ai gjithashtu e njoftoi ministrin Avdullah Hoti për realizimin e planit për të hyrat doganore për muajin tetor, luftimin e ekonomisë joformale, si dhe për rritjen e efikasitetit në punë të doganierëve dhe stafit të Doganës në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …