Doganierët nuk pranojnë të barazohen me të gjithë shërbyesit civil të administratës publike në Kosovës

Dogana: Turqia është vendi nga i cili Kosova importoi më shumë edhe gjatë vitit 2023, me mbi 744 milionë euro import

Dogana e Kosovës gjatë vitit 2023 ka grumbulluar nga tatimet doganore mbi 1.6 miliard euro, rreth 135 milionë euro ose 9.5 për qind më shumë sesa në vitin paraprak, raporton Anadolu.  Drejtori, Agron Llugaliu, tha se Dogana është duke shënuar rezultate pozitive edhe sa i përket luftimit të ekonomisë joformale dhe mbrojtjes së shoqërisë nga mallrat e ndaluara. Ai tha se  sa  u përket mallrave të importuara nga jashtë, ato kanë shënuar rritje, me mbi 5 për qind. “Mallrat të importuara për këtë vit janë 5.8 miliardë euro, ose 5.46 për qind më shumë se në vitin 2022”, theksoi Llugaliu. Sipas të dhënave, Turqia gjatë këtij viti është vendi nga i cili Kosova importoi më së shumti mallra, apo gjithsej 792 milionë euro import kanë ardhur nga Turqia, ndërkaq Gjermania renditet e dyta dhe Kina e treta. Turqia ishte vendi nga i cili Kosova importoi më shumë edhe gjatë vitit 2022 me mbi 744 milionë euro import.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …