Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bashkuar forcat për të çuar Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje të përkohshme, shkuan Dojçe Vele në një analizë politike. Pajtimi në Bruksel për planin franko-gjerman ka lehtësuar një pjesë të punës, megjithatë për çështjet më të ndjeshme pritet zgjidhje në Ohër të Maqedonisë më 18 mars, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Për këtë takim të radhës, sipas Dojçe Veles, duhet të zgjidhen dy çështje, për të cilat është i nevojshëm ndryshimi i pozicionit nga të dy liderët. Aleksander Vuçiqit do t’i duhet të tërhiqet nga pozicioni i tij dhe të jepte dritën jeshile për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, pa përfshirë OKB-në. Ndërsa për kryeministrin Albin Kurti në këtë artikull të DW thuhet se duhet të hap rrugën për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe pse është kundër krijimit të çfarëdo forme institucionale dhe territorial të këtij komuniteti.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …