leoni

Dokumente: Raport mbi punën e Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (2)

Dokumente: Raport mbi punën e Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (2)

T:Edhe pas rënies së Rankoviqi, qytetarët frikohen të flasin të vërtetën

Moto:

Mt: Çka shkruan në 885 letrat dhe deklaratat e qytetarëve?

Përveç materialesh e faktesh tjera me të cilat ilustrohen deformimet e keqperdorimet e Shërbimit të sigurimt shtetëror, deri më tash  Komisionit i janë dërguar  885 letra – deklarata të qytetarëve, prej të cilave 814 të nënshkruar  dhe 71 anonime. Prej tyre, e veçanërisht prej diskutimeve që janë zhvilluar në organizatat politiko – shoqërore, shihet se qytetarët pas Plenumit të IV të KQ të LKJ- së po i paraqesin haptazi padrejtesitë dhe keqperdorimet, megjithëse  vazhdimisht një numër sish nga ata te të cilët është futur frika dëshirojnët të mbeten anonim.

  Numri më i madh i këtyre paraqitjeve të qytetarëve ka mbërritur nga territori i komunës së Gjakovës ( 114), Serbica (Skenderajt- shënim i redaksisë) 164, Peja (44), Prishtina (112), dhe Prizreni ( 50 ), kurse edhe një numër i dukshëm është prej komunave tjera, ku gjithashtu ka pasur deformime e keqperdorime serioze në punën e disa organeve të sigurimit shtetëror. Ankesat e qytetarëve që po mbërrijnë vazhdimisht flasin për qëndrimet e ndryshme jo – ligjore të individëve nga milicia, Shërbimi për evitimin e kriminalitetit, e më së shumti nga Sërbimi i sigurimit shtetëror – ku theksohet  një numër mjaft i madh i rasteve të rënda të shkeljës së të drejtave kushtetuese themelore të qytetarëve,. Malltretimi dhe mundimet fizike tue i lënë invalidë ose edhe raste të vdekjes së qytetarëve. Në disa nga këto theksohen edhe rasetet e vetvrasjes së qytetarëve për shkak të torturës, malltretimit, dhe kërcnimit nga ana e disa organeve të sigurimit shtetëror.

 Për numrin ma të madh të keqpërdorimeve, veçanërisht të krimeve të rënda ndaj qytetarëve, kanë qenë të njoftuar dhe në mënyrë të mëshehtë ose haptazi janë pajtuar me to udhëheqësit e Shërbimit të sigurimit shtetëror në Krahinë, bile edhe në Republikë. Ka raste që disa nga krimet i kanë organizuar udhëheqësit e Shërbimit nëpërmjet të operativistëve, e kurse tash i mëshehin ose i kundërshtojnë haptazi , me gjithëse këto raste po  i praqesin vetëm operativistët si realizues të drejtpërdrejtë të tyre. Për disa krime që janë të njoftueme plotësisht, disa operativistë janë të mbyllur e nuk tregojnë ose bile i kundershtojnë aktivistët e udhëheqësisë së re në zbulimin dhe sqarimin e këtyre krimeve.

Mt:Nga malltretimet deri te vdekjet e shqiptarëve!

Dërguesit e ankesave dhe deklaratave të shumtën janë pjesëtar të kombësive shqiptare e turke, porse ka edhe pjesëtar të kombësisë serbe e malazeze. Struktura e këtyre ankesave e paraqitjeve në raport me derguesit, të paraqiturit e atyre që i kanë krye këto keqprdorime dhe llojt të keqperdorimeve është kjo:

  1. Dërguesit e ankesave që paraqiten si të dëmtuar:

Shqiptarë e turqë – 763

Serbë e malazezë – 51

  1. Pjestarë të Shërbimit të punëve të brendshme që akuzohen si kryes të keqperdorimeve:

Shqiptarë në 27, 5% të rasteve dhe

dhe serbë e malazezë në 72, 5% të rasteve.

Ankesat dhe paraqitjet përmbajnë lloje të ndrysshme të keqperdorimeve të disa pjesëtarëve të sigurimit shtetëror si dhe të tjerëve, nga të rrahurit, malltretimi, lëndime të rënda trupore, keqperdorimet materiale, ndikimi për të ikur përtej kufirit e deri te vdekjet.     Pjesa më e madhe e ankesave të marrura përmbajnë shënime të sakta për keqperdorimet e vërteta, serioze e të rënda të disave nga shërbmi i sigurimti shtetëror, gjë që është vërtetuar me shënimet dhe dokumentacionin prej burimeve tjera, ndërsa një pjesë e krimeve është vërtetuar me anë të deklaratave që i kanë bërë vetë pjesëtarët e këtij shërbimi.

Qytetarët, në paraqitjet e veta si dhe në diskutimet publike kryesisht kanë qenë objektiv e konkret, që nuk do të thotë se në mes të një numri të shumtë të këtyre paraqitjeve e diskutimeve nuik ka pasur edhe asosh të pabaza dhe tendencioze. Për të mundur me bërë një vlerësim principiel të këtyre paraqitjeve dhe diskutimeve është me rëndësi se qytetarët në rend të parë i kanë dënuar deformimet sistematike dhe bastardhimet të Shërbimit të sigurimit shtetëror, ndëra krimet dhe keqperdorimet tjera ua kanë mveshë vetëm disa individëve të ciltë konsiderohen përgjegjës në mënyrë të drejtpëdrejtë.

  Rastet e paraqitura të vdekjeve, rrahjeve dhe të vetvrasjeve fillojnë me u paraqit prej vitit 1952 – 1953 në mënyrë që në dimrin e vitit  1955 – 1956 të mbërrijnë kulminacioni si për kah numri ashtu edhe për kah metodat e ashpëra si dhe pasojat e rënda politike. Kjo ka të bëjë me periudhën e të ashtuquajturit aksioni për mbledhjen e armëve në territorin e Kosovës e Metohisë, për çka më vonë do të bëhet  fjalë në këtë raport.

Mt: Kush e vrau kryetarin e Istogut ?

Fillimi i deformimeve të ashpra dhe i keqperdorimeve praktikisht ka datën qysh atëherë kur ka filluar me humbë me të madhe veprimtaria e organizuar ilegale armiqësore në vendin tonë dhe jashtë dhe kur ka fillua me u zhvillua në mënyrë më intenzive sistemi ynë i vetëqeverisjes si dhe afirmimi sa më i madh i kombësive në të gjitha lëmitë e jetës shoqërore dhe ekonomike. Dhe në vend  që Shërbimi i sigurimit shtetëror ti përshtatet rrugëve dhe zhvillimit të sistemit të vetëqeverisjes, ai ka ardhur në kundërshtim çdo ditë e më të madh me sistemin dhe është bërë pengesë e tij, duke u përpjekur me përcjellë, me vlerësuar dhe me ndikuar në jetën e përgjithëshme shoqërore.

   Është e nevojshme me theksuar se qytetarët në paraqitjet dhe diskutimet e veta nuk i kanë potencuar veprimet e organeve të sigurimit shtetëror në kohën para vitit 1952, me përjashtim të disa rasteve si në katundi Vrellë, ku me rastin e vrasjes së kryetarit të komunës është dyshuar se në tërë fshatin dhe se të gjithë qytetarët e moshës së pjekur ju kanë nënshtruar hulumtimeve dhe malltretimit, ndërsa një numër sish është munduar fizikisht, kështu që edhe sot e asaj dite disa nga ata kanë pasoja.

  Komisioni qysh në fillim ka marrë qëndrimin që të mos shqyrtohen rastet dhe veprimet e organeve të sigurimit shtetëror që kanë pas të bëjnë në lidhje me qerimin e hesapeve kundër elementeve kundërrrevolucionare – ballistëve, çetnikëve dhe jatakëve të tyre, informbyroistëve, spiujëve e diversantëve të ndryshëm, si dhe në lidhje mendërmarrjen e masave të ndryshme ekonomike ( nacionalizimit, suprimimi i tregtisë private, grumbulimet e ndryshme, formimi i kooperativave punuese fshatare etj. ). Në periudhën e pasluftës kur janë ndërmarë këto masa, Shërbimi i sigurimit shtetëror ka pasur sukses të dukshëm, të cilat i ka mbërrijtur së bashku dhe në bashkëpunim me forcat e faktorët tjerë shoqëror të bashkësisë sonë. Mirëpo, këto suksese që i ka pasur,  Shërbimi i sigurimit shtetëror si tërësi në atë kohë, nuk mund ti arsyetojnë deformimet dhe keqperdorimet e disa organeve të këtij shërbimi në punën e tyre të mëtejshme.

   Komisioni ka marrë në shqyrtim rastet të cilat kanë të bëjnë kryesisht me kohën brenda 10 vjetve të fundit, ndërsa në mënyrë të jshtëzakonshme edhe disa raste që kanë të bëjnë me periudhën e mëparshme  dhe kjo për atë shkak se janë në pyetje vepra të rënda penale, dmth. veprime  dhe qerime hesapesh jo të ligjshme dhe kundër Kushtetutës.

  Nga materiali del se keqperdimet nga ana e disa nëpunësve të Sigurimit shtetëror janë bërë jo vetëm në dëm të qytetarëve të kombësisë shqiptare, porse edhe në dëm të qytetarëve tjerë nga radhët e kombësisë turke, etj. Popullsia shqiptare si pakicë kombëtare është konsideruar si e pabesueshme, gjë që është sqaruar edhe në tekstet e Shkollës së naltë për punë të brendshme, dhe se këtë e kanë theksuar në diskutimet e veta funksionarë me përgjegjësi të Shërbimit të sigurimit shtetëror. Thuhej se shqiptarët, me vetë faktin se janë pakicë kombëtare, anojnë të shumtën kah vendi i tyre amë, dhe se te ta mund të gjejë lehtë mbështetje shërbimi i huaj informativ. Koncepcionet e këtilla kanë krijuar kushtet për kryerjen e malverzimeve e keqperdorimeve të ndryshme në dëm të kombësisë shqiptare si edhe kushtet që të vijnë në shprehje spekulimet naconaliste e shoviniste.

– Vijon –

E përgatiti: Prof. dr. Agim ZOGAJ

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …