leoni

Dokumente: Raport mbi punën e Komisioni të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (4)

Dokumente: Raport mbi punën e Komisioni të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (4)

T:Kush  i regjistroi në polici 8000 qytetarë si persona negativë?

Moto:

Mt:Janë përgjuar edhe bisedat intime, famlijare

Përveç dosieve personale, nëpërmjet të lëndëve të ndryshme në grupe, janë regjistruar edhe rreth 8000 qytetarë – si persona negativë.

   Në evidencat e shërbimit për evitimkin e kriminalitetit sipas krimit klasik dhe ekonomi janë regjistruar 116. 328 persona, nga këta 468 punëtorë politiko- shoqëror.

   Me anë të shikimit në dokumentacion, Komisioni ka vërtetuar se Shërbimi i sigurimit shtetëror ka organizua përgjimin e një numri teefonash privatë si edhe te disa centralave telefonike në ndërtesa, të centraleve në sipërmarrjet e entet në Prishtinë. Për një numër të madh të personave të përgjuem nuk ka pasë kurrfarë baze. Keqperdorimin e posaçëm të mjeteve teknike e të shërbimit për përgjim e përbën përgjimi total i 8 centraleve të shtëpive, në mes të cilave centralet: e sipërmarrjes gazetareskte botuese “Rilindja”, Fakulteti Filozofik dhe të Entit për botimin e librave.

   Përgjimi i telefonave dhe i centraleve të shtëpive është bërë me kërkesën e udhëheqësve të Shërbimit të sigurimit shtetëror pranë organeve komunale të punëve të brendshme, dhe me lejimin e drejtperdrejtë të shefit të Drejtorisë  të  punëve të brendshme. Te inçizimi i bisedave nuk është bërë kurrfarë zgjedhje, kështu që  janë inqizuar edhe biseda intime familijare. Pjesa më e madhe e informatave të cilat janë marrë nëpërmjet të përgjimit praktikisht nuk është shfrytezuar për nevojat e shërbimit. Në mes të prëgjimeve është gjetur një numër punëtorësh të dalluar kulturo- arsimorë, për çka ska pasë kurrfarë nevoje. Për ndryshe, te shfrytezimi dhe përdorimi i mjeteve të teknikës operative nuk ka pasë kontrollë të mjaftueshëm nga ana e udhëheqësisës së Sekretariatit krahinor të punëve të brendshme, kështu që kanë ekzistua mundësitë edhe për keqperdorimet edhe më të mëdha të atyre që janë vërtetuar në bazë të dokumentacionit ekzistues.

Shërbimi i teknikës operative të Sekretariatit krahinor të punëve të brendshme ka bë cenzurë masive të palejueshme nga jashtë, si  edhe të atyre që janë dërguar nga ana e qytetarëve  tonë në shtetet tjera. Në këtë nuk ka pasur kurrfarë kriteriumi e kufizimi.

Mt:  Si e krijonte Shërbimi sekret jugosllav rrjetin e spiujëve?

Në punën e Shërbimit të sigurimit shtetëror ka ekzistuar praktika që deri te informimet dhe shënimet të vijnë nëpërmjet të rrjetës së bashkëpunëtorëve. Rrjeta e këtillë ka ekzistua në të gjitha vendet – nëpëpr fshatra, në rajonet dhe rrugë e qyteteve, në organizatat ekonomike në entet dhe institucionet kulturore, shendetesore, të arsimit etj.dmth. ka ekzistuar një mbulesë totale e terenit dhe e objekteve me anë të angazhimit të bashkëpunëtorëve dhe instalimit të rrjetit, ashtu sikurse është sqaruar në mënyrë profesionale nga ana e organeve të sigurimit shtetëror.

Nuk dënohet praktika e Shërbimit të sigurimit shtetëror që në punën e vetë në planin e evitimit të veprimtarisë slë shërbimve të huaja informative është mbështetë në rrjetin e bashkëpunëtorëve. Mirëpo, në luftën kundër armikut klasor në vendin tonë, e veçanërisht veprimtarisë së tij ilegale të organizueme, duke mos përjashtuar rolin e rrjetës së bashkëpunimit, nuk ka qenë dashur me i lënë më anash forcat subjektive në shoqërinë tonë.

Lidhja e komunistëve dhe vetëdija patriotike e qytetarëve ka qenë dashur të jetë mbështetje kryesore e hërbimit në luftë kundër të gjotha  formave de llojeve të veprimtarisë së organizuar ilegale armiqësore, e jo vetëm rrjeta e bashkëpunimit. Veçanërisht nuk është  e lejueshme dhe politikisht është e dëmshme që bashkëpunëtorët të orientohen në përcjelljen e punëtorëve dhe funksionarëve politiko – shoqëror.

Nëse kishim më bë një vështrim të përgjithshëm të personave të cilët Shërbimi i ka angazhuar për bashkëpunëtorë, vijmë në përfundim se në mes tyre ka pasë një numër të madh të atyre të cilët me qëndrimet e veprimet  e veta janë komprometuar te populli, të cilët ë të kaluarën kanë qenë në formacionet e armatosura të ballistëve dhe çetnikëve ose në organitatat tjera kuislinge, kanë qenë jatakë të bandave, me kualitete të dobëta morale, persona  të dënuar për shkak të kriminalitetit politik etj.  si dhe persona tjerë që janë të gatshëm për çdo mallvrezim dhe intrigë. Njerëzit e këtillë të kompromituar kanë qenë të armatosur dhe si miq ose bashkëpunëtorë vazhdimisht kanë qenë në shoqëri me disa nëpunës të sigurmit shtetëror nëpër kafene, në ahengjet e ndryshme, në dasma etj, dhe në këtë mënyrë janë paraqitur si pushtet dhe janë sjellë si dhunues veçanërisht në fshatra, duke u paraqitur madje ede mbi organizatën e Lidhjes së komunistëve. Kuptohet se kjo shtresë njerëzish është konsideruar nga ana e qytetarëve si fundrrina, e njerëz të këqi që e kanë prishë qetësinë dhe kanë qenë barrë e rëndë e qytetarëve të ndershem.

Mt:  Policia i merrte si bashkëpunëtor, personat e komprometuar

Orientimi i pjesëtarëve të sigurimit shtetëror në bashkëpunëtorë të këtillë ka ardhur që nga udhëheqësitë e funksionarët më të lartë të këtij shërbimi, e edhe në vetë tekstet e Shkollës së lartë për punë të brendshme theksohet që për bashkëpunëtorë duhet të angazhohen personat e kompromituar.

Ka pasë një varg rastesh që njerëzit e ndershëm me intervenimin e pjesëtarëve të sigurimit shtetëror janë liruar nga puna në mënyrë të paligjshme, ndërsa në vendet e tyre janë inkuadruar element të këtillë, me motivacion “ ky është njeriu i ynë”, etj.

  Organet e sigurimit i kanë shfrytezuar këta persona për të thurë intriga të ndryshme kundër qytetarëve të ndershëm, madje edhe kundër aëtarëve të Lidhjes së komunistëve, për dëshmitarë ë rrejshëm në procdeurën penale ose që ti shtyejnë njerëzit me dëshmua rrejshëm. Nëpërmjet të bashkëpunëtorëve të ndryshëm janë bë edhe krime të rënda, si për shembull vrasja e njerëzve.

 Duhet me theksua se pothuajse të gjitha vlerësimet e hërbimit të sigurimit shtetëror mbi gendjen dhe kushtet në Kosovë e Metohi dhe mbi tërë jetën shoqërore janë mblshtetur në të vërtetë në shënimet të cilat i kla dhënë jeta e bashkëpunëtorit.

  Politika kadrovike në Shërbimin e sigurimit shtetëror, madje edhe në shërbimet e tjera të organeve të punëve të brendshme në Krahinë nuk ka aqenë e drejtë dhe ndaj kombësive kjo ka qenë diskriminuese. Në vend që përmbajtja nacionale të përmirësohet gradualisht, në mënyrë të barabartë profesionale, kjo është dobësuar çdo ditë e më shumë. Dhe janë gjetur rrgë e mënyra që kuadrot e aktuara të kombësisë shqiptare të largohen nga Shërbimi i sigurimit shtetëror. Gjithashtu nuk i është kushtuar kujdesi aftësimit profesional dhe përmirësimit të strukturave kualifikuese të kuadrove në organet e punëve të brendshme. Ekzistimin e një gjendje të këtillë në politikën kadrovike, përveç tjerash, e vërtetojnë edhe këta shembuj:

– Vijon –

E përgatiti: Prof. dr Agim ZOGAJ

Kontrolloni gjithashtu

Agim Zogaj

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (6)

T: Policia i kishte duart e lira për krim! Moto: Mt: Pse u qmend dhe …