Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (5)

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (5)

T: UDB-a jepte vlerësime politike për situatën në Kosovë

Moto:

Mt:58,33% serbë dhe vetëm 13,33% shqiptarë

-Të inkuadruar:

Në Shërbimin e sigurimit shtetëror: shqiptarë 13,33% serbë, 58, 33%, malazezë 28,34%;

Në Shërbimin për evitimin e kriminalitetit:

shqiptarë 23,44%, serbë 50,34%, malazezë 26,22%;

Në polici: Shqiptarë 31,29, serbë 6o,8%, malazezë 7,86% dhe të tjerë 0,5%.

-Struktura kualifikuese:

Në Shërbimin e sigurimit shtetëror: Me fakultet 4%, me shkkollë të lartë 26,6%, me shkollë të mesme 29% dhe me shkolë të ulët profesionale 40%.

Në shërbmet për evitimin e kriminalitetit:

 Me fakultet 1,6%, me shkolë të lartë 16,5% me shkollë të mesme 28,2% dhe me shkollë të ulët 53,7%.

Në polici: Me fakultet 0,3%, me shkollë të lartë 0,9%, me shkolë të mesme 1,9% dhe me shkollë të ulët 96,9%.

   Edhe pse numri kaq i vogël i punëtorëve nga radhët e pakicave kombëtare nuk ka qenë i caktuar  ashtu si duhet në shërbimin e sigurimit shtetëror këta kryesisht kanë qenë në vendet e punës të dorës së dytë, e shumë rrallë në ato udhëheëqse e të operativës. Në organet komunale të clat në përbërjen e vetë kanë pasë Shërbimin e sigurimit shtetëror as një prej udhëheqësve të këtij shërbimi nuk ka qenë nga radhët e kombësisë shqiptare, kurse udhëheqës të organit kanë ekzistuar vetëm  në dy komuna.

Veprimtaria frakcioniste

   Duke i vlerësuar materialet ekzistuese si edhe faktet, Komisioni nuk është bindë se ka pasë ndonjë veprimtari të vetëdijshme politike – komplotiste te funksionarët e sigurimit shtetëror në Krahinën tonë dhe farë bashkpunimi në planin me grupin Rankoviq- Stefanoviq. Mirëpo, veprimtari frakcioniste ka pasë dhe kjo pasqyrohet veçanërisht në dhënien e vleërsimeve mbi gjendjen politike në Kosovë e Metohi të cilat kanë qenë plotësisht në kundërshtim, me vlerësimet e formueve e organeve përfaqësuese e politike. Këto vlerësime të cilat i kanë dhënë funksionarët e sigurimit shtetëror nga Krahina u janë dërguar drejtpërdrejt funksionarëve epublikanë të sigurmti shtetror, pa dijen e forumeve politike në Krahinë. Faktin e ekzistimit të veprimtarisë frakcioniste e vërteton edhe ajo se pse funksionarët e Sigurimit shtetëror në Krahinë kanë qenë anëtarë të Komietit krahinor dhe formumeve tjera, kurse anjëherë nuk kanë diskutuar as që kanë kërkuar të shqyrtohen vlerësimet të cilat nëpërmjet vijës së tyre  ua kanë dërguar funksionarëve republikan të sigurimit shtetorër. Mandej vetë fakti se qëllimet dhe metodat e grupit frakcionist – komplotist Rankoviç – Stefanoviq janë realizuar ede në territorin e Krahinës, veçanërisht për sa i përket marrëdhënieve në mes të kombësive si dhe konsiderimit të pakicave kombëtare, na shtyen me konkludue se në veprimtarinë e funksionarëve të sigurimit shtetëror në Krahinë ka pasë frakcionizëm.

Mt: Qëllimi, metodat dhe pasojat e aksionit të mbledhjes së armëve

   Keqperdorimet më të rënda e më drastike ndaj qytetarëve të Krahinës sonë janë bërë gjatë aksionit të mbledhjes së armëve, i cili është përgatitur e zbatuar në fund të vitit 1955 e në fillim të vitit 1956. Me këtë aksion janë përfshirë pothujse të gjitha fshatrat, ndërsa janë rrahur disa mijëra qytetarët. Me metodat tjera janë malltretuar e keqperdorurë disa dhjetë mijëra qytetarë të pafajshëm.

  Nga ato që dijmë deri më sot si dhe nga deklaratat e udhëheqësve të Shërbimit të sigurimit shtetëror e pjesëtarëve tjerë të organeve të punëve të brendshme si edhe  të disa udhlheqësve politikë, mund të konkludohet se ky aksion është organitzuar a lejen dhe dijen e organeve përfaëqsuese të pushtetit në Krahinën tonë e të Këshillit ekzekutiv, si dhe pa pëlqimin e forumeve politike.

Ky aksion është nxitur organizuar e zbatuar nga ana e Shërbimit të sigurimit shtetëror në Krahinë me dijen e pëlqimin e organeve republikane e federative të sigurimit shetëpror. Në fillim gjatë aksionit janë dërguar raporte të rregullta organeve republikane e federative të sigurimit shtetëror. Udhëheqësitë dhe organizatat e Lidhjes së komunistlve e kanë përkrahur politikisht vetëm mbledhjen e armëve jo- legale.

Mt:Akuza shpifëse ndaj shqiptarëve

Komiteti krahinor i LK të Serbisë në Plenumin e vetë të VII e ka vlerësuar politikisht dhe e ka dënuar këtë aksion, e veçanërisht qëllimin e tij, metodat dhe mjetet e torturës e të dhunës.

  Sipas dokumenteve që ekzistojnë te organet e punëve të brendshme në Krahinë si dhe deklarateve të disa pjesëtarëve të Shërbimit të sigurimit shtetëror, aksioni është organizuar me qëllim, gjoja se një pjesë e madhe e armëve ka qenë e fshehur te qytetarët, se këto armë kanë paraqitur një rrezik potencial për marrëdhënien jolojale ndaj bashkësisë sonë. Për këtë flasin disa vlerësime dhe raportet e sekretariatit krahinor të punëve të brendshme, të cilat kanë shërbye si bazë për fillimin e organizimit të aksionit. Në një raport, në mes tjerash janë theksuar edhe këto shkaqe për të ia filluar aksionit të mbledhjes së armëve.

 “ Qëndrimi ndaj shtetit si organizim shoqëror i cili vullnetin personal e zbaton në të mirë të bashkësisë s përgjithëshme shoqërore, te një pjesë e madhe e masave shqiptare është sikurse ndaj një e keqe të domosdoshme dhe kalimtare. Historia  më e re ku janë ndërruer disa organizime shtetërore në këtë terren, tu fillue prej Turqisë e deri te RSFJ, është formue mendimi te këto masa se çdo shtet mund të qëndrojë për një kohë të shkurtër, de se duhet me u përgatituir që me astin e ramjes së tij me anë t plaçkitjess e të shkëputjes së pasurisë të mundet çdo individ me pasë sa më shumë fitim. Kjo praktikë pa përjashtim nëpër tanë këtë periudhë më të re të historisë. Kur ti shtohet kësaj qëndrimi armiqësor i një pjese të këtyre masave ndaj RSFJ-së si vend socialist dhe shprëndarja e synimeve irredentiste shqiptaromadhe, atëherë është e qartë se një pjesë e madhe e këtyre masave mbajnë armë për të  luftuar kundër vendit tonë…”

Nga kjo shihet se organet e sigurimit shetëror disponimin e masave dhe gendjen në Kosovë e Metohi e kanë vlerësuar nga pozita e marrëdhënieve klasore që kanë ekzistuar në sistemin e mëparshëm, e jo nga pikëpamja e marrëdhënieve shoqërore të reja të krijuara. Në këtë edhe mbështetet mosbesimi ndaj pjesës më të madhe të populllsisë së Kosovës e Metohisë, gjegjësisht ndaj pjesëtarëve të kombësisë shqiptare. Kjo është edhe më e kuptueshme që ky aksion me një motivacion të këtillë është organizuar në periudhën kur gjendja në vendin tonë është stabilizuar plotësisht – mbas qerimit të hesapeve me armiqtë klsor si dhe me armiqtë tjerë dhe kur ka kaluar rreziku i kundërrrevolucionit”.

 Aksioni dhe masat e marrura kanë pasë për qëllim e futl frikë te populli, që të zvogëlohet autoriteti i forcave tjera shoqërore dhe i organeve përfqësuese të pushtetit, për çka flet vlerësimi i dhënë mes rastin e aksionit të bëmë, e në të cilin, në mes tjerash thuihet:

“ Zbulimi dhe marrja e armëve ka dhënë rezultate shumë të mira. Nëpërmjet të këtij aksioni e të suksesit të tij është afirmuar resori dhe pushteti ynë në përgjithësi  faktor para të cilit nuk mund të fshihet asgjë dhe se me te duhet llogaritur si me një faktor të fortë e jo me një pshtet kalues e labil. Kryneçsija dhe besimi e mund;sia e rezistencës s; pushtetit kanë rënë në minimum. Ligjet dhe vendimet janë bërë forcë reale, ndërsa kryeneçsia dhe e drejta e zakonshme e parealizueshme. Numri i vrasjeve dhe i veprave të ngjashme penale është zvogëluar shumë. Tatimi po paguhet më shpejt e me rregull. Organizatat e Lidhjes së komunistlve anë pastruar mjaft, e kurse duke u angazhuar në këtë aksion janë bërë më të forta e më të mira dhe janë lidhë më tepër për politikën  e Lidhjes së komunistëve. Nëpërmjet të këtij aksioni janë zbuluar një varg krimesh të mëparëshme e të mbasluftës. Ky aksion është shfrytezuar edhe për krijimin e rrjetit tonë të kualitetshëm”.

– Vijon –

E përgatiti: Prof. dr. Agim ZOGAJ

Kontrolloni gjithashtu

Agim Zogaj

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (6)

T: Policia i kishte duart e lira për krim! Moto: Mt: Pse u qmend dhe …