Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (5)

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (9)

T: Të ndërrohen udhëheqësit e policisë

Moto:

Mt: Masat e ndërmarra për përmirësimin e gjendjes në sigurimin shtetëror

   Në frymën e qëndrimeve e të konkluzave të Plenumit të IV të KQ të LKJ-së, Plenumit të VI të KQ LKS dhe Plenumit të VII të Komitetit Krahinor të LKS-së janë ndërmarrë një varg masash e qëllim të përmirësimit  të gjendjes në Shërbimin e sigurimit shtetëror dhe në shërbimet tjera të organeve të punëve të brendshme në territorin e Krahinës.

  Rëndësia dhe llojet e deformimeve në Shërbimin e sigurimit shtetëror kanë kërkue që menjëherë të ndërrohen udhëheqësit e organeve të punëve të brendshme në shtatë komunat e zhvilluara, si edhe katër funksionarë në sekretariatin krahinor të punëve të brendshme. Në vend të funksionarëve të deritashëm janë emëruar punëtorët e dalluar politko – shoqëror të cilët me ndihmën e gjithanshme të forumeve përfaqësuese në  Krahinë e në komunat dhe me ndihmën e gjithanshme të faktorëve politiko- shoqëror, qysh në fillim janë inkuadruar aktivisht në rregullimin e gjendjes në organet e punëve të brendshme në përgjithësi dhe posaqërisht në shërbimin e sigurimit shtetëror.

   Një numër nëpunësish të sigurimit shtetëror të cilët janë komprometuar te qytetarët dhe për punën e të cilëve janë dërguar kritika serioze si edhe paraqitje të ndryshme për keqperdorimet e bëra, dhe për të cilët në mbledhjet e  organizateve themelore të LK e të komiteteve komunale janë bërë kritika të ashpra, janë dënuar dhe janë marrë masat partiake, këta janë larguar nga detyra. Kundër katër punëtorëve të sigurimit shtetëror është ngritur procedura penale, ndërsa pas vertetimit edhe të disa fakteve do të ngritet edhe procedura penale edhe kundër punëtorëve tjerë që  kanë kryer vepra të rënda penale. Kur të shqyrtohen të gjitha ankesat e paraqitjet atëherë do të mirret vendimi definitiv për ngritjen e procedurës penale edhe për persona tjerë.

  Disa punëtor të sigurimit shtetëror e të shërbimeve tjera, të ciltë i plotësojnë kushtet ligjore, do të propozohen me u penzionua. Punëtorët tjerë,vendet e punës të të cilëve do të suprimohen me organizimin e ri të brendshëm si edhe me sistematizimin, do të inkuadrohen në organet e organizatave tjera, varësisht nga përgatitja e tyre profesionale dhe përvoja në punë.

Mt:  Të përmirësohet struktura nacionale e të punësuarëve

Kuvendeve komunale u është rekomanduar gjithashtu që të përpiqen për inkuadrimin e këtyre punëtorëve si dhe zgjidhjes së çështjeve tjera. Disa punëtorëve, nëpërmjet të ndërrimit ose dhënies së banesës do tu bëhet e mundshme që të vendosen në ato vende ku dëshirojnë.

 Me rastin e shqyrtimit të organizimit të mbrendshëm të Shërbimit të sigurimit shtetëror në Krahinë, Komisioni ka marrë qëndrim që numri i punëtorëve të zvoglohet për 50% në krahasim me ate ekzistues. Në diskutimet e deritashme mbi riorganizimin e Shërbimit të sigurimit shtetëror janë shfaqur mendimet se do të ishte më mirë me formue shërbimin e sigurimit shtetëror në 4 qendra: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë e Prizrenn, kurse në Gjakovë e Gjilan të jenë vetëm organet e ndame për një periudhë kalimtare, për të cilën gjë Këshilli ekzekutiv krahinor do të marri vendim në bazë të Ligjit që do të aprovohet.

  Janë ndërmarrë edhe disa masa për përmirësimin e strukturës kualifikuese e të përbërjes nacionale në Shërbimin e sgurimit shtetëror. Me inkuadrimin e kuadrove të reja nga radhët e kombësive, përbërja nacionale në Shërbimin e sigurimit shtetëror  është përmirësuar, kështu që tash janë rreth 46% nga radhët e kombësisë shqiptare. Struktura kualifikuese dhe përbërja nacionale edhe në të ardhmen do të përmirësohet, jo vetëm në Shërbimin e sigurimit shtetëror porse edhe në shërbimet tjera të organeve të punëve të brendshme. Që të mundet me u arrijt kjo, një prej kushteve është edhe çështja e sigurimit të kushteve materiale të Sekretariatit për punë të brendshme, si për shpenzimet personale ashtu edhe për nevojat e tjera materiale.

Në bazë të qëndrimeve e kriteriumeve të Komisionit federativ, republikan dhe atij krahinor,  Sekretariati krahinor  i punëve të brendshme do të fillojë zhdukjen e dosjeve të panevojshme e të pa baza tëp personave të ndryshëm.

   Komisioni, së bashku me komisionet komunale do ti njoftoj qytetarët në mënyrë më të përshtatshme për ezukltatet dhe masat e ndermarrura në lidje me paraqitjet që i kanë bërë ata.

  Për paraqitjet që kanë të bëjnë me keqperdorimet e natyrës materiale, është vendosur që tu dergohen organeve të punëve të brendshme, të ciolat me qëllim të shqyrtimt të rasteve të atilla e të prgjegjësisë slë individëve do ti formojnë komisionet.

Mt:   Rekomandimet dhe Konstatimet

Në kuadrin e masave të cilat duhet me i ndermarrë me qëllim të gjendjes së Sherbimit të sigurimit shteteror, riorentimit të tij në punë, si edhe të realizimit të mbikqyrjes në punën e tij nga ana e forumeve përfaëqsuese, Kuvendi krahinor do të duhej me i derguar një rekomandim Kuvendeve komunaëe me qëllim:

  • që të gjitha forcat subjektive dhe qytetarët tu ndihmojnë dhe ti përkrahin organet e punëve të brendshme në zbatimin e detyrave të tyre të caktuara me ligj;
  • që pjesëtarëve të milicisë tu jipet përkrahja e plotë në ruajtjen e rendit publik e të qetësisë dhe në mbrojtjen e pasurisë shoqërore e private e të jetës së qytetarëve;
  • që të thehet sulmi forntal në të gjithë punëtorët e Shërbimit të sigurimit shtetëror në kuadrin e të cilit kanë qenë edhe punëtorët të cilët kanë punuar me nder e vetëdije, gjithashtu duhet me thye çdo tentativë të individëve me qëllim që të zvoglohen e përbuzen sukseset e këtij shërbimi, i cili , veçanërisht në vitet e parë pas çlirimit të vendit tonë, ka pasur një luftë kundër mbeturinave të bandave e  të armiqëve tjerë klasor, si edhe në zbuliomin e vepriomtarisë së organizueme ilegale armiqësore e të veprimtarive të shërbimeve të huaja informative;
  • që kuvendet komunale dhe Kuvendi krahinor të bëjë përpjekje maksimale drejt sigurimit të kushteve për punën efikase të organeve të punëve të bendshme.

Duke aprovuar raportin dhe vlerësimet e dhëna në te, Këshilli ekzekutiv krahinor konstaton:

  • se Komisioni në punën e deritashme ka bërë përpjekje të mëdha se si me përgjegjësi të plotë i ka kryer detyrat e veta;
  • është e nevojshme që Komisioni ta vazhdojë punën edhe më tutje dhe tu japi ndihmën e nevojshme komisioneve komunale dhe të bashkëpunoj me to në vërtetimin dhe zgjidhjene rasteve të rënda;
  • është e nevojshme që edhe organet tjera përkatëse pavarlsisht nga këto komisione ti zgjidhin problëemet lidhur me deformimet dhe keqperdorimet e Shërbimit të sigurimit shtetëtor.

    Propozohet që Kuvendi krahinor t’ju sugjeroj këshillave për punë të brendshme të kuvendeve komunale në territorin e Krahinës Autonome të Kosovë e Metohisë që të aktivizohen në punën e organeve komunale për punë të brendshme dhe me përparimin e punës së të njejtëve, si dhe që pranë Kuvendit krahinor të formohet një trup e cila si organ i Kuvendit do të realizonte mbikqyrjen në punën e organeve të punëve të brendshme  në Krahinë.

Fejtonin e përgatiti: Prof. dr. Agim ZOGAJ

Kontrolloni gjithashtu

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (5)

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (5)

T: UDB-a jepte vlerësime politike për situatën në Kosovë Moto: Mt:58,33% serbë dhe vetëm 13,33% …