Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (3)

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (3)

T: Ishin formuar dosjet policore për 22.038 persona

Moto:

Mt:Çka shkruante në raportin e Seksionit të SPM të Prishtinës në vitin 1965?

Shikimet burokratike – nacionaliste për sa i përket çështjes së kombësisë nga ana e disa organeve të sigurimit shtetëror si edhe mosbesimi i tyre ndaj pjesëtarëve të kombësisë shqiptare shihet qartë edhe në vlerësimet që janë dhënë në raportetet dhje analizat e ndryshme të organeve të sigurimit shtetëror në komunat, Krahinë dhe Republikë.

  Sa për ilustrim po i citojmë disa vlerësime të Shërbimit të sigurimit shtetëror se si i kanë shikuar pjesëtarët e kombësisë shqiptare.

    Në raportin e Seksionit të SPM në Prishtinë për vitin 1963 qëndron ky vlerësim:

    “Shumicën e popullsisë në territorin e Seksionit në Prishtinë e përbëjnë pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare, e mandej vijnë serbët dhe kombësitë tjera. Vetë ky fakt tregon se ky territor është i përshtatshëm për dukurinën e shovenizmit. Kjo formë e veprimtarisë armiqësore është në shtim e sipër megjithë masat tona preventive dhe intervenimet e ashpëra”.

    Në raportin vjetor të SPM të Krahinës për vitin 1965 i cili i është dërguar SPM të Republikës ( Serbisë – shënimi redaksisë ) qëndron ky vlerësim:

    “ Mendojmë se një dukuni meriton kujdes të theksohet veçanërisht. Fjala është për dukurinë e rrymave irredentiste në Krahinë. Këto janë aq më të rrezikshme sepse për një kohë mjaft të gjatë po manifestiohen në forma legale, bile edhe te punëtorët e dalluem publik e shoqëror nga radhët e shqiptarëve. Nuk është rasti i rrallë që mendimet irredentiste të depertojnë nëpër shkolla, nëpër planen e programit mësimor, në punimet shkencore, nëpër marrëdhëniet në mes të njerëzve e tjera. Faktorët politikë e kanë dënuar kohë pas kohe këtë dukuri, mirëpo prap se prap në terren po ndihet një farë tolerizmi ( tolerance – shënimi redaksisë)”.

    Në kundërshtim  me qëndrimet dhe vlerësimet e forumeve politike, Shërbimi i sigurimit shtetëror ka karakterizuar një numër të madh intelektualësh nga radhët e kombësive si njerëz me disponime armiqësore ndaj vendit tonë, kështuqë ka filluar me bë kontrollin e fletoreve, revistave dhe të radiosacionit. Ai është përzie në planet e programeve mësimore të shkollave, ka dhënë vlerësime mbi idejshmërinë e mësimit, mbi krijimtarinë në letërsi dhe në lëmitë tjera të krijimtarisë shkencore e kulturore.

Mt:   Shërbimi i sigurimit akuzonte rininë shqiptare dhe “Jetën e Re” për shovinizem!?

Kur është fjala për shkollat dhe interpretimin e gjendjes në qarqet shkencore, është interesant vlerësimi në një analizë të SPM të Republikës ( Serbisë – shënimi i redaksisë), e cila është harruar në bazë të informimit të SPM të Krahinës, dhe në të cilën përveç tjerash thuhet:

   “ Në shkollat fillore, në shkollat e mesme profesionale, në gjimnazet dhe në shkollat normale, rinia në mënyrë legale po edukohet në frymën nacionaliste, nëpërmjet të mësimit nxënësve u mësohet për nacionalizmin si edhe për shovinizmin aqë duhet pasë ndaj popujve tjerë jugosllavë.Arsimtarët e kombësisë shqiptare në të shumtën e rasteve po intervenojnë te njëri tjetri që nxënësve të kombësisë shqiptare tu ipen nota kaluese megjithëse nuk e kanë përvetësuar mësimin, e kjo arsyetohet me nevojën e krijimit të një numri sa më të madh të kuadrit shqiptarë me nji afat sa më të skurtër, në mënyrë që a t[ë zenë pozitën udhëheqëse. Në situatatën e këtillë paraqitet dikuria masovike që nxënësit të marrin diplomatz për shkollat e kryeme me gjithëse nuk ia kanë mbërrijtë me marrë kualifikimin e duhur”. Në këtë analizë jipet gjithashtu vlerësimi se “ letrarët  e rinj të Kosovë e Metohisë  po skojnë mbas letrarlve tlë vjetër të cilët po i nxisin që të krijojnë në frymën nacionaliste e irredentiste”, se “ nuk janë raste të rralla të dukurisë të shkrimit me përmbajtje irredentiste në revisten “Jeta e re”.

   Duke vlerësuar vepromtarinë armiqësore në Kosovë e Metohi, në këtë analizë të SMP të republikës qëndron edhe ky vlerësim:

   “Akiviteti armiqësor po shtohet çdo ditë e më shumë. Aksione të këtilla në kohë të fundit ka çdo ditë e më shumë, ato po i ncisin elementete e ndryshëm nacionalistë, të cilët nuk janë të inkuadruem në punën e organizatave ilegale, q në grupe ose veç e veç të kryejnë punë jo të lejueshme ( bojkotime, sulme fizike në popullsinë e kombësisë malazeze e serbe, tue i frikue me qëlli  që ti detyrojnë me u shpërngulur nga ky territor, shfaqja e hapët armiqësore në vendet publike, organizimi i bojkotimit të mësimit në shkollat  në gjuhën serbe, bojkotimi dhe malltretimi i nxlënësev dhe i mësimdhënësve të kombësisë serbe e malazeze). Kështu, veprimtaria armiqësore te një numër i madh intelektualësh, punëtorësh publik e kulturorë, ka harur jo vetëm në përktrahjen e fshehtë, porse edhe ata vetë po shfaqen në mënyrë armiqësore, gjë që shpesh herë i ngjan një lloji të demonstratës. Një numër njerëzish me fakultete në qëndrimet dhe artikujt e tyre që i botojnë në mënyrë të hapët bëjnë me dije se janë në anën e tyre”. Në të njëjtën analizë me tej thuhet:” ka edhe shembuj të cilët tregojnë se disa organe të pushtetit nuk po i analizojnë pasojat e dëmshme që i shkaktojnë elementet armiqësorë, e mund të thuihet se disa prej tyre edhe po i përkrahin botëkuptimet e atilla duke i toleruar veprimet e këtyre elementeve armiqësore, ose shkohet edhe aq larg sa që disa nga këta persona përkrahen dhe emnohen  në pozita me përgjegjësi. Më vonë këta persona në entet e sipërmarjes ku punojnë po i tubojnë bashkëmendimtarët e vetë dhe në këtë mënyrë gjysmë legale po veprojnë në frymën armiqësore”.

Mt:Shqiptarët apriori cilësoheshin, ndiqeshin, përcilleshin si “irredentist”!?

   Shërbimi  i sigurimit shtetëror ka shkrua edhe mbi punën e udhëheqsive partiake dhe forumeve përfaqësuese si edhe ër to ka dhënë  vlerësime të ndryshme joreale. Në një informatë të SPM të Krahinës, në mes tjerash thuhet:

“ Te organet e pushtetit ka dukuri serioze negative, të cilat paraqesin një problem të madh politik. Ato manifestohen nëpërmjet të protekcionizmit, shovenizmit, ryshfetit, ku bile nëpunësit e punëtorët janë frillësuar, pëvetësimi i pasurisë shoqërore, etj. Më së shumti këso dukuri negative po zbatojnë  në disa vende politikën  thjeshtë nacionaliste.  Në disa komuna ( si,. Psh,. pejë) komitetet komunale po mbajnë një varg mbledhjesh ( të cilat po zgjasin nga disa orë), ku rregullisht po shqyrtohet  se a thua në organet e pushtetit dhe në sipërmarrjet ekonomike janë ndarë në mënyrë të drejtë vendet udhëheqëse të punës në mes të kuadrove shqiptare – nga një anë dhe të kombësive serbe e malazeze – nga ana tjetër, në përpjestim me numrin e populsisë. Me një politikë të këtillë po ndërrrohen nga pozita shpesh herë kuadrot e afta e të kualifikuara, e në vend të tyre po vijnë persona pa kurrfarë kualifikimesh, bile edhe politikisht armiqësore”.

   Këto si edhe një numër i madh vlerësimesh tjera të disa organeve të sigurimit shtetëror mbi gjendjen dhe kushtet në Kosovë e Metohi si edhe për shikimet ndaj kombësive tregojnë për deformimet e thella politike e ideore.

   Shërbimi i sigurimit shtetëror, duke u nisë prej koncepocioneve politike, burokratiko – konzervative për rolin e tij në shoqëri, është përpjekur me pasë nën kontroll tërë jetën shoqërore. Është dyshue në një numër të madh qytetarësh dhe këta janë vu nën kontroll dhe me këtë qëllim, simbas dijes së sigurimit shtetëror, janë formue dosjetë personale për 22.038 persona. Nga kjo: për personat e komblësislë shqiptare, 15. 501 pse 70,40% për personat e kombësisë serbe 4.447 ose 20, 20%, për personat e kombësisë malazeze 1.398 pse 6,30% dhe për komblsit tjera 629 ose 3, 1%. Për punëtorët politiko- shoqërorë janë formue 240 dosie, nga kjo: nga radhët e kombësisë shqiptare 173, serbe 38, malazeze 21 dhe të tjerë 8. Në mesin e punëtorëve politiko- shoqëror për të cilët janë formue dosjet gjinden: 4 anëtarë të  KQ ( të gjithë të kombësisë shqiptare), 16 anëtarë të Komitetit Krahinor ( shqiptarë 10, serbë 3, malazezë 1 dhe turq 2 ), 15 deputetë të të gjitha kuvedeve (shqiptarë 12, sebë 1, malazez 2), ndërsa dosjet tjera kanë të bëjnë me anëtarë të komiteteve komunale të këshillave komunale të Lidhjes Socialiste, të këshillave të Sindikatave, të komiteteve lokale publike, me kuadrot udhëheqës, me gjykatësit dhe prokurorët publikë, me kuadrot udhëheqëse në organet e administratës, kryetarët e këshillave në organizatat punuese dhe punëtorë tjerë politiko – shoqëror.

  • Vijon –

E përgatiti: Prof. dr. Agim ZOGAJ

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …