Është publikuar dokumenti që vërteton negociatat që ka kryer Sali Berisha në kohën kur ishte kryeministër, me kompaninë shtetërore ruse për t’i dhënë hidrocentrale të rëndësishme që në në 2012. Ambasadori rus, Abramov ka dërguar një leter për ministrin e Energjetikës të asaj kohe, Edmond Haxhinasto, përfaqësues i LSI-së në qeverisjen që Meta kishte prej 3 vitesh me Sali Berishën. Në letër thuhet se Kjo marrëveshje u arrit pas negociatave që ka kryer Sali Berisha me Presidentin e kompanisë “RusHydro”. Berisha në 2012 ka kryer negociata me rusët për HEC-in e Skavicës dhe në lumin e Vjosës e për këtë arsye Abramov i ka dërguar një letër falenderuese qeverisë. Ndërkohë Në shtator të vitit 2021 vetë Berisha ka zhvilluar një takim të posaçëm me një delegacion të zgjeruar të RusHidro, të kryesuar nga kryetari Evgeny Dod. RusHidro i kontrolluar nga shteti rus, prodhuesi i dytë më i madh i energjisë hidroelektrike në botë, kërkonte të futej në tregun shqiptar. Nga raportimi i mediave në atë kohë Dod tha se qëllimi i vizitës së delegacionit të RusHyidro është të eksplorojë mënyra dhe të propozojë investime të mëdha në projektet e hidrocentraleve duke pasur parasysh potencialin e madh hidroenergjetik të Shqipërisë, pozicionin e saj gjeografik dhe klimën tërheqëse të biznesit në vend. 5 vite më parë, që në vitin 2007, Sali Berisha kishte hapur tregun energjetik shqiptar për serbët, teksa kishte ‘ftuar’ në qeveri Damir Fazlliq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …