Këto ditë në botim të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës (FBAK), doli nga shtypi libri “Aftësitë Bjeshkatare: Shkolla Verore”, i shqipëruar nga Prof. Teuta Bicaj dhe Abdurahim Abdushi. Libri në fjalë është vepër e krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit (UIAA) në bashkëpunim me Fondacionin Petzl. Sjellja e këtij librit te lexuesi shqiptar, është një hap i madh drejt edukimit, përparimit dhe zhvillimit të bjeshkatarisë dhe alpinizmit të mirëfilltë në mesin e komunitetin bjeshkatar dhe alpinist. Promovimi i librit do të bëhet të marten me 13 tetor 2020, ora 12:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
