leoni

Doli nga shtypi libri autobiografik i Ajshe Gjonbalajt: “Jeta Ime dhe disa rrëfime nëpër burgjet jugosllave”

Letërsisë shqiptare, iu shtua edhe një libër autobiografik i të burgosurës politike Ajshe Gjonbalaj, titulluar “Jeta Ime dhe disa rrëfime nëpër burgjet Jugosllave.” Libri përbën një dokument të çmuar historik dhe emocional, duke përmbledhur kujtimet e Ajshe Gjonbalajt që nga fëmijëria e saj e hershme deri te përvojat e dhimbshme në burgjet jugosllave. Përmes një rrëfimi  të qartë dhe të drejtpërdrejtë, autorja ndan me lexuesin copëza nga jeta e saj personale, ku ndjehen dhimbja, guximi dhe rezistenca e saj ndaj shtypjes dhe padrejtësisë. Libri “Jeta ime dhe disa rrëfime nëpër Burgjet Jugosllave”,  nuk është vetëm një rrëfim autobiografik, por edhe një dëshmi e fuqishme për brezat e ardhshëm, për të mos harruar kurrë vuajtjet dhe sakrificat e atyre që luftuan për lirinë dhe të drejtat e tyre.  Libri ka  110 faqe, botoi Radio Kosova e Lirë,  shtypi Shkrola,  në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …