leoni

Doli nga shtypi libri, “E vërteta dhe gënjeshtra”, i autorit, Rexhep Ahmeti

Doli nga shtypi libri, “E vërteta dhe gënjeshtra”, i autorit, Rexhep Ahmeti

Doli nga shtypi libri, “E vërteta dhe gënjeshtra”, i autorit, Rexhep Ahmeti. Autori është ish i burgosur politik, luftëtar i lirisë, jurist, intelektual dhe studiues i mirëfilltë i shumë temave me rëndësi, në mesin e tyre edhe tema filozofike e sociologjike

Rexhep Ahmeti është emër i njohur për publikun në Kosovë, në radhë të parë për kontributin që i ka dhënë kombit e Atdheut, duke qenë pjesë e Lëvizjes së Rezistencës qysh në rininë e hershme.

Libri i tij, “E vërteta dhe gënjeshtra”, edhe pse libër me aforizma,  është nisur nga motoja shumë e njohur i filozofit dhe sundimtarit të Prusisë, Frederiku i Madh i cili ka shkruar se “e vërteta  qëndron në ballë të Universit, si princip primar i jetës dhe i lëvizjes”. Pikërisht kjo e vërtetë, sipas autorit të librit është ajo që e zhvillon orientimin  e njerëzve, sepse është masë e mençurisë, udhërrëfyes i njeriut në historinë e vet të qytetërimit. E vërteta është  vlerë morale, kategori e vetëdijes, që njeriun e shpie drejt përsosjes, dinjitetit dhe besueshmërisë.

Në librin e tij me aforizma edhe moralizuese, të kumtuara me realizëm si postulate, etike filozofike, të cilat janë rezultat i përvojës jetësore të njeriut, që vrojton jetën dhe përvojën e njeriut të ditur, Rexhep Ahmeti ka trajtuar një mori kategorish si: enigmatikën, heroikën,  të bukurën si kategori estetike,  estetikën si  tërësi, harmoni e mrekulli e të gjitha kategorive, artin,  fitoren, lirinë si kategori universale, por edhe me përmasa kombëtare.

Në pjesën e dytë të librit, autori ka trajtuar edhe veset e shëmtitë njerëzore, antipodin e së mirës, të vërtetës, si: gënjeshtrën, të shëmtuarën,  çorientuesen, robëruesen, rrënuesen e të tjera.

Në pasthënien e libri ai ka shkruar: “Nuk është e lehtë të kuptosh çdo gjë. Çdo dukuri shpirtërore që të ndodh në vetveten tënde. Më duket se kriza e tashme, sëmurja jo aq e lehtë, e cila duket se më shumë është fizike, në rend të parë ka mundur të vijë, jo për shkaqe teorike filozofike, por mund të ketë ardhur më shumë, nga shkaqe e ngjarje konkrete, praktike, jetësore, që u bënë bllokadë helmuese për realizimin në jetën e përditshme të qëllimeve shpirtërore, që i kishim të krijuar, para dhe gjatë luftës së UÇK-së, për pasluftën pa okupator  klasik, në Atdheun tonë të dashur, Kosovë-Shqipëri”.

Ky pasus ilustron më së miri një segment të preokupimeve jetësore, shpirtërore e fizike jo vetëm të Rexhep Ahmetit por edhe sa e sa idealistëve shqiptarë, të cilën jetën e tyre fizike e shpirtërore e kishin vënë në shërbim të idealeve për çlirim e bashkim kombëtar, rrugë së cilës ia falen tërë jetën, duke u ballafaquar me të gjitha vështirësisë jetësore dhe duke mos u dorëzuar kurrë, madje edhe kur preken nga sëmundje të rrezikshme.

Rexha sot, me qëndrimin e tij të paepur, vullnetin për jetë, kredon e fortë morale të shqiptarit të torturuar pandërprerë  shekuj   por kurrë të dorëzuar  më kujton ato vargjet mobilizuese:

Ky i thënka mitralozit: — s’ me shpon dot!  Ky i thënka vdekjes: — Plaç!

Doli nga shtypi libri, “E vërteta dhe gënjeshtra”, i autorit, Rexhep Ahmeti

Rexhep Ahmeti, gjatë luftës i ka thënë mitralozit armik, ja ku jam, nuk më shpon dot, tani sëmundjes i thotë, plaç, se nuk më merr dot, sepse unë jam ai që di ta jetoj jetën time me qëndresë, idealizëm, besim, forcë, vullnet dhe di të zgjedh nga jeta atë që duhet, atë së cilës i besoj dhe e cila më jep rezultatin që e meritoj. Andaj jam ky që jam, i vetëdijshëm se jeta vazhdon deri në momentin e caktuar, si për njeriun ashtu edhe për çdo qenie tjetër, por njeriu  në këtë mes ka një favor, që nuk e kanë krijesat e tjera. Ai në çdo rast është i zoti i vetës. Ai arrin që me mençuri, durim dhe vullnet të mposhtë shumë pengesa, të mos jepet nga sëmundjet sado të rënda qofshin ato, të mos e dorëzojë shpirtin nga dhembjet që ato i shkaktojnë trupit, të mos pajtohet kurrë me rezignatën, të mos e lejojë molepsjen, por të qëndrojë stoik në stoicizmin utilitar dhe kurdoherë ta kontrollojë veten, gjithnjë me optimizëm, me kundrimin realist, por edhe pozitiv të jetës.

Uroj që autori të nxjerrë sa më parë librin që e ka përgatitur për botim dhe veprat e tjera në dorëshkrim, sepse ato bartin vlera me të cilat duhet të edukohen gjeneratat, për të cilat kemi bërë të pamundurën, që ata të jetojnë e të arsimohen të lirë, të pavarur, në paqe e begati, që ne nuk i patëm, por megjithatë me qëndresë e heroizëm ngadhënjyem  mbi errësirën…

Ahmet Qeriqi

Prishtinë

  1. 4. 2019

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …