Me rastin e daljes në dritë të librit më të ri të dr. Jakup Krasniqit, “Agresioni serb dhe taksa e Kosovës”, familja e tij ka bërë të ditur se ata do të kishin dëshirë që këtë libër, ashtu sikur edhe shumë vepra të tjera t’ i përuronin së bashku, në Prishtinë, por në kushte dhe rrethana ekzistuese kjo është pamundësuar. Pavarësisht kësaj, familja Krasniqi çmon në radhë të parë pasurinë shkrimore dhe bibliotekën në shtëpi plot me libra të tij dhe të autorëve të tjerë.
Libri më i ri i Dr. Jakup Krasniqit, “Agresioni serb dhe taksa e Kosovës” ka 240 faqe, Botoi shtypshkronja “Buzuku”, në Prishtinë.