Doli nga shtypi libri "Vargjet e jetës" i autores, Teuta Ymer Elshani

Doli nga shtypi libri “Vargjet e jetës” i autores, Teuta Ymer Elshani

Doli nga shtypi libri “Vargjet e jetës” i autores, Teuta Ymer Elshani. ky është libri i saj i parë. me këtë rast ajo ka shkruar: “Siç kam premtuar, libri do të shpërndahet falas. Për të lehtësuar shpërndarjen, 50 kopjet e para mund t’i gjeni tek kioska i librit te Florim Beqiri, në sheshin Zahir Pajaziti. Ju lutem vetëm një kopje për familje! Falënderoj familjen dhe ju miq për inkurajim. Libri u kushtohet të rënëve për lirinë e Kosovës! Vargjet janë shkruar gjatë pandemisë Covid-19. Falënderoj z. Adem Gashi për redaktimin vullnetar të librit! Falënderoj z.Demush R. Avdimetaj për ilustrimet e bëra enkas për vargjet, me inicimin e tij dhe plotësisht vullnetarisht! Falënderoj z. Agim Desku për vlerësimin e librit! Falënderoj z.Nezir Prokshi dhe gjithë ekipin e shtëpisë botuese Meshari për kujdes të veçantë në botimin e këtij libri! Lexim të bukur!”, ka thënë autorja në njoftimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Aktivitete në përkujtim të Epopejsë së Vërrinit

Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë, Në përkujtim të Epopesë së Vërrinit, që ndodhi …