leoni

Vatikani

Don Shan Zefi: Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për shkak të myslimanëve shumicë

Vikari i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Don Shan Zefi, ka folur për qëndrimin e Vatikanit në raport me njohjen e Kosovës. Për mosnjohjen e deritanishme të Kosovës, zyrtari i Kishës Katolike të Kosovës thotë se ndikimi i Serbisë dhe Rusisë në proces e ka bërë të vetën. Ai thotë se Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse janë në përpjekje mijëravjeçare për t’u bashkuar dhe sipas tij njohja e Kosovës nga Vatikani do të ishte një prishje e këtyre përpjekjeve. “Këta mendojnë se nëse Vatikani përkrah një shtet mysliman  sikur është Kosova dhe e refuzon një të krishterë ortodoks sikur është Serbia do të ishte një absurditet. Ndryshe ishte situata me Kroacinë që ishte 80% katolike apo më shumë”. Don Shan Zefi thotë se edhe besimi fetar i popullit të Kosovës  ka pasur ndikimin e vet për mosnjohjen nga Vatikani.

Rugova kurrë nuk ka vdekur si mysliman. Unë kam qenë edhe në varrimin e tij…

Duke folur për Ibrahim Rugovë, Vikari Zefi thotë se nuk mund të flet për pagëzimin liturgjik të Ibrahim Rugovës por sipas tij ai kishte pagëzim kulturor. “Adnan Merovci thotë se ka vdekur si mysliman. Nuk dua të polemizoj me Adnanin por se ka qenë shpirti i tij katolik, këtë se mohon as Zoti. Rugova kurrë nuk ka vdekur si mysliman. Unë kam qenë edhe në varrimin e tij pasi kam qenë anëtar i këshillit të varrimit dhe aty është thënë se Rugova nuk shkon as si mysliman e as si katolikë por si burrështetas. Ka pasur edhe mbështetjen time. Pasi është kryer varrimi hoxhallarët kanë bërë ato lutjet e tyre, tha ndër të tjera, Don Shan Zefi.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …