Donacionet nga Serbia janë bërë “mollë” sherri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Me akuza dhe kundër akuza është përcjell pranimi i 1000 testeve nga Serbia për Covid 19. Aty deputetët e PDK-së dhe AAK-së kanë vazhduar kritikat ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Por në krah të këtij të fundit ka a dal kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. Ajo tha se donacionet nga Serbia nuk kanë arsyetim, por të tillat janë pranuar qysh nga viti 2016 me dhjetëra miliona euro. Ish-ministri, tashmë deputeti i PDK-së, Uran Ismaili tha se kryeparlamentarja Osmani me këtë qasje është duke promovuar shkeljen e ligjit. Ai tha se donacionet e kaluara kanë ardhur në bazë të ligjeve të Kosovës, kurse këto të fundit sipas tij i kanë pruar njerëzit e Gjuriqit duke i kontrabanduar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …