Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i konsideron beteja hapat e zbatimit të reformës në drejtësi. Qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën tani, qoftë me fillimin e zbatimit të tyre që është një histori krejt më vete dhe me dhjetëra ligje të tjera që janë në planin e punës kolosale për këtë reformë. Çdo hap do të jetë një betejë. Reformë pa betejë nuk ka dhe për më tepër një reformë si kjo as nuk mund të imagjinohej ndryshe nga çhoqem dhe jam i sigurt ç’do heqim akoma”, tha kryeministri Rama. Ndërkohë ambasadori amerikan Donald Lu, ka deklaruar se e gjithë reforma i përket shqiptarëve dhe jo politikës. U mblodhën sërish përpara Kuvendit, në pikë të diellit, duke brohoritur për reformën përpara Kuvendit ndërsa Mercedesët dhe BMË-të e zeza, me ajër të kondicionuar të politikanëve, kalonin para tyre. Ata ishin pensionistë, studentë dhe shtëpiake. Kërkonin diçka shumë të thjeshtë, drejtësi”, u shpreh Ambasadori Lu.
Kontrolloni gjithashtu
Mbrojtja e krerëve të UÇK-së, kërkon paanshmëri në Gjykatën Speciale
Në një zhvillim të rëndësishëm në procesin e krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në …