Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu ka folur lidhur në aktivitetin e organizuar për 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës, duke dhënë mesazhe të forta. Ai ka thënë se “Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti. Parlamenti i 2017 është më i mirë se ai i mëparshmi. Do të vazhdojë lufta kundër krimit të organizuar derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg. 20 familje kriminale dominojnë krimin në Shqipëri. Në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore”, tha Lu. “Emiljano Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Shullazi është një nga këto grupe kriminale. Lul Berisha u lirua gabimisht më herët nga zyrtarët e burgut. Megjithëse u procedua drejtori dhe juristi i burgut, Lul Berisha është i lirë. Klemend Balili ia ka dalë prej 18 muajsh t’i shpëtojë drejtësisë”, tha ndër të tjera, ambasadori amerikan në Tiranë, Dinald Lu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …