Kandidati i Partisë Republikane për postin e kryetarit të Amerikës, Donald Trump, ka sugjeruar që Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë aneksimin e Krimesë dhe kjo do të thoshte marrëdhënie më të mira me Moskën dhe forcim të bashkëpunimit në luftën kundër ISIS-it. Në një intervistë për televizionin ABC Trump tha se “qytetarët e Krimesë më me dëshirë do të ishin pjesë e Rusisë”. Deklaratat e tij janë në kundërshtim me administratën e presidentit aktual Barack Obama, e cila dy vjet më parë i ka vënë sanksione ekonomike Rusisë pikërisht për shkak të aneksimit të Krimesë. Kombet e Bashkuara nuk duan që shtetet ta njohin Krimenë si pjesë të Rusisë, kurse një pjesë e republikanëve të njohur kanë kundërshtuar fuqishëm aneksimin, duke e quajtur agresion rus, njofton Associated Press.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …