Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë biseduar me telefon për marrëdhëniet, Amerikë-Rusi

Donald Trump, dëshiron të takohet menjëherë me Vladimir Putinin, për ta arritur një marrëveshje, e cila i jep fund pushtimit të plotë të Ukrainës

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të takohet menjëherë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për ta arritur një marrëveshje, e cila i jep fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. “Nga ajo çfarë kam dëgjuar, Putini dëshiron të më takojë, dhe do ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur. Unë do ta takoja menjëherë”, tha Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Trump theksoi se presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, i ka thënë atij se është i gatshëm për ta bërë një marrëveshje për përfundimin e luftës. Ndërkohë, duke folur përmes video-lidhjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Trump tha të enjten se dëshiron ta takojë Putinin së shpejti, duke shtuar se përpjekjet e Amerikës për ta siguruar një marrëveshje për paqe kanë filluar, por nuk dha të tjera hollësi. Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Trumpi thoshte vazhdimisht se do t’i jepte fund shpejt luftës dhe këtë e përsëri edhe pak ditë para se ta merrte detyrën. Tani, ai thotë se mund të nevojiten muaj për këtë. Ndërkohë, edhe Zelensky foli në Forumin Ekonomik Botëror, ku tha se nevojiten një forcë paqeruajtëse me 200.000 trupa për ta siguruar për ta garantuar çfarëdo marrëveshje armëpushimi me Rusinë në të ardhmen

Kontrolloni gjithashtu

Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se saj se Ramush Haradinaj është gjeneral i vetëshpallur

Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se Ramush Haradinaj është “gjeneral …