Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përsërit vazhdimisht akuzat kundër Donald Trumpit, kandidatit që kërkon votën e republikanëve për të garuar në postin e kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka deklarua se zgjedhja e Trumpit do të jetë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara”. Në një intervistë për gazetarin e njohur të CNN, Richard Quest, Rama tha se “deklaratat që dëgjohen kohët e fundit nga Trump janë frikësuese. Por në këtë pikë ka ndërhyrë, gazetari i njohur duke i tërhequr vëmendjen se kishte dalë nga gjuha e zakonshme diplomatike duke folur për zgjedhjet e një vendi tjetër. Ai u përgjigj se nuk po flet për zgjedhjet e një vendi tjetër, por sipas tij është duke përsëritur atë që kanë thënë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropoian. Ai ka thonë se zgjedhja e Trumpit është një kërcënim së pari për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama e këshillon Donald Trumpin të udhëtojë më shumë për të njohur myslimanët.
