Kryetari i SHBA-ve, Donald Trump e anulon samitin e G7-ës për shkak të krizës të shkaktuar nga COVID-19

Donald Trump e anulon takimin me Vladimir Putinin në samitin e G20 në Argjentinë për shkak të krizës në Ukrainë

Kryetari i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur të anulojë takimin me homologun e tij rus Vladimir Putin nën margjinat e samitit të G20 në Argjentinë. Arsyeja e anulimit të këtij takimi sipas Trump është për shkak të krizës në Ukrainë. “Duke u bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk u kthyen në Ukrainë nga Rusia, vendosa se do të ishte më mirë për të gjitha palët e interesuara të anulonin takimin tim të caktuar më herët në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin”, ka shkruar Trump ndër tjerash.  Marina ukrainase para pak ditësh ka njoftuar se forcat detare ruse kanë konfiskuar tri anije të Ukrainës në kalimin Kerç. Në anën tjetër Shërbimi rus Federal i Sigurisë (FSB) ka deklaruar se anijet ukrainase shkelën ujërat territoriale ruse që ishin mbyllur përkohësisht. Ndërkohë Kievi dhe Perëndimi kanë akuzuar Rusinë për bllokimin e qëllimshëm të lundrimit të anijeve tregtare përgjatë kalimit Kerç, rruga e vetme detare midis Detit të Zi dhe Detit Azov.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …