Delegatët e Konventës së Republikanëve në Clevalend-Ohio, kanë votuar me 1267 vota, për ta nominuar zyrtarisht Donald Trumpin si kandidatin e partisë së tyre për President të SHBA-së. Pas votimit nga shumica e shteteve pjesëmarrëse, në fund ka qenë shteti i Nju Jorkut, që nëpërmjet djalit të Trumpit, Donald Trump Junior me 89 vota ia kanë siguruar kalimin e numrit 1237 që duheshin për nominim. Donald Trump i Riu ka thënë se ajo çfarë po bën babai i tij është “një lëvizje”, pasi që ai nuk është politikan, por do të kryejë punë për amerikanët. Konventa e Republikanëve mbyllet të enjten.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …