Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Donald Trump humbi betejën përballë Gjykatës së Apelit

Donald Trump e humbi betejën me Gjykatën e Apelit në San Fransisko, për rivendosjen e kufizimit të udhëtimeve. Ajo vendosi të mos e bllokojë vendimin e gjykatës së një shkalle më të ulët që rrëzonte dekretin polemizues të presidentit të ri për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara qytetarëve nga 7 vende të konsideruara si potencial terrorizmi. Republikani u përgjigj i zemëruar përmes një postimi ku deklaroi se siguria kombëtare është në rrezik dhe se do të ketë një sfidë të mëtejshme ligjore. Por, tre gjykatësit që shqyrtuan çështjen e mbrojtën vendimin e tyre unanim me argumentin se Qeveria nuk e kishte provuar dot në sallën e gjyqit, që kërcënimi terrorist e justifikon ripërtëritjen e dekretit. Kjo do të thotë se shtetasit nga Iraku, Irani, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, të cilët janë të pajisur me vizë amerikane, do të mund të hyjnë lirisht në SHBA. E njëjta gjë vlen edhe për refugjatët nga e gjithë bota, të cilët urdhri ekzekutiv i Trumpit i bllokonte po ashtu. Çështja me shumë gjasë do të përfundojë në Gjykatën Supreme.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …