Kryetari amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se administratën e tij e ka udhëzuar t’ia ndalë fondet Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ai ka deklaruar se OBSH-ja kishte “dështuar në detyrën e saj themelore” të reagimit gjatë përhapjes së koronavirusit. I pari i SHBA-së e ka akuzuar këtë trup të OKB-së për keqmenaxhim dhe fshehje të përhapjes së virusit, duke thënë se duhet të japë llogari, raporton BBC. Trumpi më herët e kishte akuzuar OBSH-në për anim, në mbështetje të Kinës. Ai është përballur me kritika në SHBA rreth mënyrës se si e ka menaxhuar përgjigjen amerikane gjatë pandemisë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …