Kryetari amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se liderët botërorë kanë kërkuar ndihmën e tij lidhur me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sepse është krijuar bindja se lideri turk do ta dëgjojë vetëm atë. “Krerë të shteteve, javën e kaluar, më thirrën… ‘mund ta thirrni Erdogan-in’”, tha ai gjatë një interviste për Fox News, duke iu referuar liderëve botërorë të cilët nuk i emëroi. Trump tha se ai pyeti liderët, të cilët nuk i emëroi, pse duhet të jetë ai që duhet të flasë me presidentin turk, për të cilën Trump tha se ata iu përgjigjën, “Ju jeni i vetmi që ai do të dëgjojë. Ai neve nuk na dëgjon. Ju jeni i vetmi”. Mbetet e paqartë se për cilin lider apo për cilët liderë Trump foli gjatë intervistës, por komenti vjen mes tensioneve të ngritura në Mesdheun Lindor që përfshin disa aleatë të SHBA-ve, përfshirë Turqinë, Greqinë, Francën dhe Egjiptin.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …