Pas sulmit ndaj bazës së ushtrisë amerikan në Irak nga Irani, kryetari i SHBA-ve, Donald Trump do t'i drejtohet popullit

Donald Trump me politikat e tij të pamatura po e shtyn Gjermaninë drejt Rusisë

Kryetari amerikan, Donald Trump me politikën e tij të ashpër e ka ringjallur debatin politik mes Moskës dhe Berlinit,  ka konstatuar Jefferson Chase për Dojçe Vele.  Me 11 maj është zhvilluar një telefonatë mes kryetarit  rus, Vladimir Putin dhe kancelares Merkel. Ndërsa me 15 maj do të takohen në Bruksel ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës me kolegun e tyre iranian. Më 18 maj është planifikuar të mbahet në Soçi një takim mes kancelares Merkel dhe presidentit Putin. “Në telefonatën Merkel-Putin është theksuar rëndësia e marrëveshjes për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar”, u kumtua në Kremlin. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert shpjegoi se Putin dhe Merkel duan që të ritheksojnë së bashku me Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën se do t’u përmbahen marrëveshjes me Iranin. Kancelarja Merkel në Münster ka theksuar rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërsa daljen e SHBA nga marrëveshja atomike me Iranin e kritikoi si një veprim të njëanshëm kundër rendit ndërkombëtar. Pasoja e parë e vendimit të Trumpit po shihet: Kina dhe Irani po afrohen mes vete. Vetëm dy ditë pas daljes së SHBA nga marrëveshja, Kina ka hapur një linjë të re hekurudhore me Iranin. Nëse koncerni francez Total i ndërpret bizneset në Iran, koncernet kineze janë të gatshme të futen menjëherë në këtë zbrazëtirë. (Jefferson Chase DW) .

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …