Kryetari amerikan, Donald Trump në një miting në Florida deklaroi se mediet janë bërë pjesë e problemit dhe njëkohësisht pjesë e sistemit të korruptuar. Trump në Melbourn, në shtetin federal amerikan Florida, mbajti miting për herë të parë që kur erdhi në pushtet më 20 janar. Në miting ai foli për atë që është bërë gjatë muajit të fundit dhe kritikoi mediet. Kryetari amerikan me bashkëshorten, Melania iu drejtua disa mijëra njerëzve. Ai foli për aktivitetet në sferën e ekonomisë dhe kritikoi disa media, por pa përmendur emra. Trump tha se gjithmonë ka ekzistuar beteja me mediat dhe se ndonjëherë e vërteta dallon nga ajo që thuhet në lajme. Ai theksoi se “nuk do të lejojë që gënjeshtrat e medieve të kalojnë pandëshkuar”. Presidenti amerikan pohon se disa media transmetojnë lajme të rreme dhe se mediet kanë agjendën e vet e cila nuk mbështet agjendën e popullit amerikan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …