Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump: Misioni në Siri u realizua

Donald Trump mori vendim rreth përfshirjes amerikane në marrëveshjen mbi programin bërthamor iranian

Kryetari amerikan, Donald Trump deklaroi sot se e kishte marrë vendimin rreth përfshirjes amerikane në marrëveshjen ndërkombëtare mbi programin bërthamor iranian , por pa dhënë asnjë hollësi mbi këtë vendim. “Kam vendosur”, përsëriti tri herë Trump kur u pyet nga gazetarët për vendimin. Por, kur u pyet për hollësitë si tha vetëm se ”do t’ua them më vonë se çfarë vendimi është”. Kohë më parë, Trump ka thënë se këtë vendim do ta bëjë publik muajin e ardhshëm. Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson deklaroi SHBA-ja nuk do t’i qëndronte marrëveshjes për programin bërthamor iranian nëse janë futur ndryshime, sepse teksti duhet të rishikohet.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …