Përmes një postimi kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar se forcat e vendit të tij kanë vënë në shënjestër 52 lokacione iraniane dhe do t’i sulmojnë shpejt e fuqishëm në rast se Irani sulmon amerikanët apo asetet e tyre. Deklarata e tij erdhi pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani, përmes një sulmi me dron pranë aeroportit të Bagdadit. Vrasja e tij paraqet tensionim edhe më të madh të marrëdhënieve mes dy shteteve, ndërsa Irani është zotuar se do të hakmerret për sulmin e Shteteve të Bashkuara. Trump thotë se Irani po flet me guxim shumë të madh për shënjestrimin e aseteve të Shteteve të Bashkuara.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …