leoni

Former U.S. President Donald Trump and Special Counsel Jack Smith are seen in a combination of file photos in Washington, U.S., in 2023. REUTERS/Tasos Katopodis, Kevin Wurm

Donald Trump pezullon lejet e sigurisë për avokatët e Jack Smithit, pasi mund të ndikojnë në Gjykatën Speciale të Hagës

Kryetari i Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv lidhur me pezullimin e lejeve të sigurisë për avokatët që ndihmuan ish-prokurorin special, Jack Smith, në hetimet kundër tij. Ky veprim ka shkaktuar reagime dhe është ndërlidhur me punën e gjykatës në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK. Avokati i licencuar nga Gjykata Speciale, Skënder Musa, e cilësoi këtë vendim si një hap pozitiv, duke pretenduar se mund të ndikojë në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të UÇK-së. “Shpresoj që ky hetim të vazhdojë edhe ndaj vartësve të Smith-it në Prokurorinë Speciale, pasi krerët e UÇK-së po akuzohen pa prova bindëse,” tha Musa.  Ish-prokurori Jack Smith udhëhoqi hetimet që çuan në ngritjen e aktakuzave për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në qershor të vitit 2020, përpara se të jepte dorëheqje në nëntor të vitit 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri rus S. Lavrov

Ministri i Jashtëm rus S. Lavrov la vlerësuar qëndrimin e kryetarit amerikan, Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, la vlerësuar qëndrimin e kryetarit  amerikan, Donald Trump për …