Ambasadori amerikan, Philipp Kosnett thotë se SHBA përkrahë njerëzit në mbarë botën të cilët kërkojnë liritë e njëjta

Diplomati, Filip Kosnett pritet të emërohet ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, kryetari amerikan Donald Trump pritet ta emërojnë  diplomatin Filip Kosnett nga Virxhinia, ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Kosnett aktualisht është i ngarkuar me punë i përkohshëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, në Ankara. Gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ai ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit. Pjesa më e madhe e karrierës së zotit tij ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik. Ai ka shërbyer si Zëvendës Shef Misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Holandë dhe Japoni.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …