Trump

Donald Trump: SHBA-të e kanë “kaluar kulmin” e rasteve të reja me Covid-19, shumë shpejt vendi i rikthehet normalitetit

Kryetari amerikan, Donald Trump thotë se SHBA ka “kaluar kulmin” e rasteve të reja me Covid-19 dhe parashikoi që disa shtete do të rihapen këtë muaj, raporton BBC. Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se udhëzimet e reja për rihapjen do të shpallen të enjten pasi ai të flasë me guvernatorët. “Ne do të jemi fëmijët e kthimit, të gjithë ne”, thotë Trump. “Ne duam ta kthejmë vendin tonë”, shton ai. SHBA ka gati 640,000 raste të konfirmuara të Covid-19 dhe mbi 30.800 vdekje. “Të dhënat sugjerojnë që në mbarë vendin, ne kemi kaluar kulmin e rasteve të reja,” u tha Trump gazetarëve në Kopshtin e Rozës të mërkurën. “Shpresojmë që kjo do të vazhdojë, dhe ne do të vazhdojmë të përparojmë shumë”.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …